NBA, LA Lakers i japin fund serisë negative

08.01.2024 20:33

Skuadra e Los Angeles Lakers...

Skuadra e Los Angeles Lakers, i ka dhënë fundserisë negative prej katër humbjeve me radhë. Deri tek fitorja në derbin lokal me 103:106 ndaj LA Clippers, në parket i drejtoi LeBron James i cili shënoi 25 pikë, ndërsa Anthony Davis shtoi 22 pikë dhe 10 kërcime.

Denver Nuggets në parket vendas me 131-114  e mundën Detroit Pistons. Jamal Murray  shënoi rekordin e sezonit. Ai në këtë përballje shënoi 37 pikë.

Toronto Raptors në transfertë me rezultat të lartë 133-118, ishin më të mirë se Golden State Warriors. 

Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes dhe skuadrës fituese ishte RJ Barrett  me 37 pikë, prej të cilëve 15 i shënoi nga goditjet prej 3 pikëve. Klay Thompson me 25 pikë, ishte më i spikaturi tek Warriors.

Ai nga goditjet për tre pikë kishte 7 orvatje për të shënuar ndërsa në pesë sosh ishte preciz.