Përfundon seriali Mbappe!
Paqartësive po iu vjen fundi...

Paqartësive po iu vjen fundi dhe telenovela më e madhe e transferimeve të këtij dimri duhet të përfundojë së shpejti. Sipas informacioneve nga francezja “Foot Mercat”, Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin këto ditë.
Që nga gushti i vitit 2017, në çdo afat kalimtar kishte “thash e thëmë”, se sulmuesi francez do t'i bashkohet Real Madridit.
Kulminacionin e kishte arritur dy vite më parë kur u mendua se çështja u zgjidh, por Mbappe vazhdoi kontratën me PSG-në në minutën e fundit.
Telenovela vetëm zgjat dhe nuk përfundon. Për javë të tëra, e gjithë Evropa po mendon sërish se si “mbretërit”, do ta marrin sulmuesin 25-vjeçar.
Dëshmi se gjërat po përshpejtohen, “Foot Mercato” sheh në deklaratat e Mbappes. “Foot Mercato” thekson se Mbappe dëshiron të kontrollojë situatën, por shton se fakti është se është arritur progres në negociatat me Realin.
Madje, e përditshmja e specializuar franceze pretendon se Mbappe ka rënë dakord për gjithçka me Realin pak ditë më parë.
Mediat spanjolle kanë shkruar së fundmi se Real Madrid i ka vendosur Mbappes një afat për të marrë një vendim, që është 15 janari.
Madridi nuk dëshiron të përsëritet historia e dy viteve më parë kur të gjithë e panë Mbappe te Reali dhe në fund ai ndryshoi vendimin në minutën e fundit dhe zgjati kontratën me PSG-në.
Ishte një goditje e rëndë për imazhin e Klubit Mbretëroru. Reali këtë herë kërkon ta zgjidhë dilemën tashmë në merkaton e dimrit dhe nuk dëshiron të presë fundin e sezonit dhe skadimin e kontratës së Mbappes.
