Ëndërat dimërore në Ligën e Kampionëve
Gara më prestigjioze e futbollit për klube....

Gara më prestigjioze e futbollit për klube, Liga e Kampionëve është në pushim dimëror. Duke pasur parasysh se kemi akoma reth 2 muaj deri në ndeshjet e radhës, është koha ideale që të bërë një retrospektiv të vogël të paraqitjes skuadrave të mëdha evropiane në ndeshjet e sezonit vjeshtor.
Dështimi i anglezëve dhe gëzimi i skuadrave më të vogla
Nga katër skuadrat angleze, vetëm kampioni aktual Manchester City dhe Arsenali kanë kaluar në 1/8 e finales, ndërsa Manchester United dhe Neëcastle mbanin pozitat e fundit në grupet e tyre.
Për Newcastle, kjo edhe nuk mund të jetë befasi pasi ishte në grupin e vdekjes “F” me Borussia Dortmund, PSG dhe Milano, megjithatë United shumë ka dëshpëruar tifozët e vet.
“Djajtë e kuq”, në grupin “A” me Bayern Munich, Kopenhag dhe Galatasaray,ia dolën të fitojnë vetëm 4 pikë. Ato I fituan duke luajtur 1:0 me danezët dhe 3:3 me kampionin aktual turk.
Në 11 vitet e fundit ky është dështimi më I madh I skuadrave angleze dhe hera e parë që dy skuadra të tyre kanë përfunduar në pozitat e fundit të grupeve të tyre eliminatore. Para kësaj vetëm në tre sezone skuadrat angleze kanë qenë në fund të renditjes së grupeve – Blackburn (1995), Manchester United (2005) dhe Manchester City (2012).
Nga ana tjetër Kopenhageni, po shkruan histori. Pas sezonit 2010/2011, kjo është vetëm hera e dytë që po kalon fazën e garave në grupe.
Në grupin B, pas Arsenal-it, ishte renditur PSV-ja. Skuadër kjo për të cilat sukseset evropiane nuk janë të panjohura (Kupa e UEFA-së 1977/1978.
Liga e kampionëve në formatin e vjetër 1987/1988.), por një kohë të gjatë i mungojnë rezultatet në arenën evropiane.
Dominimi spanjoll
Spanja në fazën e garave në grupe të këtij sezoni u fut me pesë skuadra – katër të parat nga La Liga si dhe Sevilla, si fituese e Ligës së Europës. Kjo ishte edhe skuadra e vetme e cila në këtë sezonë nuk luajti në nivel të lartë dhe garat i përfundoi në pozitën e fundit të grupit të saj.
Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid dhe Barcelona, fazën e garave në grupe e përfunduan në pozitat e para, ndërsa dy skuadrat nga kryeqendra si dhe Sociedad, nuk humbën asnjë ndeshje.
Paraqitje të shkëlqyeshme kishte Sociedad, skuadër kjo që në 10 vitet e fundit nuk kishte luajtur në Ligën e Kampionëve. Në 6 ndeshje Sosiedad, në përballjet me Inter, Benfica dhe RB Salzburg pranoi vetëm 2 gola
Grupi i vdekjes arsyetoi epitetin
Tani më kemi cekur se Neëcastle, garat i përfundoi në pozitën e fundit të grupit, megjithatë gara në këtë grup deri në fund ishte interesante.
Në xhiron e fundit anglezët avansonin përballë Milano-s, por skuadra italiane përmbysi rezultatin dhe në fund triumfoi me 2:1.
Në kohë të njëjtë në terrenet tjera PSG në përballjen me Borussia Dortmund, ishte në siklet (1:1), por ia dolën të fitojnë pikën vendimtare dhe si skuadra e dytë në grup pushim dimërorë po e kalojnë si një nga tetë skuadrat më të mira në kontinentin e vjetër. Milani do të luajë në Liga Europa.
Individët më të mirë
Në renditjen e golashënuesve më të mirë kemi një situatë të paqartë – plotë katër futbollist (Højlund, Manchester United; Griezmann, Atletico Madrid; Morata, Atletico Madrid; Haaland, Manchester City), me nga 5 gola të shënuar e ndajnë pozitën e parë. Pas tyre janë plotë 8 futbollist që kanë shënuar nga 4 gola.
Një nga futbollistët që ka 4 gola është edhe kryesuesi i renditjes së asistuesve më të mirë Galeno i Portos,që ka po aq asistime.
Shikimi në të ardhmen
Më 18 dhjetor u hodh shorti i çifteve për fazën e 1/16-tës. Shumë nga skuadrat për kundërshtarë dëshironin danezët, por goglat buzëqeshën Haaland dhe kampionët në fuqi Manchester City.
Këto janë dyshet e 1/16-tës së finales:
Porto – Arsenal
Napoli – Barcelona
PSG – Real Sociedad
Inter – Atletico Madrid
PSV – Borussia Dortmund
Lazio – Bayern
Kopenhagen – Manchester City
RB Leipzig – Real Madrid
Në sy biejnë tri ndeshje relativisht më interesante. Përballjet italiano – spanjolle, si dhe përballja e tretë ajo e PSG-së, që shpreson se do të kalojë një kundërshtar shumë të disiplinuar në lojë .
Ndeshjet e para do të luhen më 13, 14, 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5, 6, 12 dhe 13 mars.
