Botë

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, tjetër tërmet 6.7 Rihter

09.01.2024 09:57

Një tërmet me magnitudë 6.7 është regjistruar në Oqeanin Paqësor, në brigjet e Filipineve...

Një tërmet me magnitudë 6.7 është regjistruar në Oqeanin Paqësor, në brigjet e Filipineve, rreth 100 kilometra në juglindje të provincës Sarangani.
 
Lajmi konfirmohet dhe nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 70 kilometrash, ndërkohë që nuk ka patur një paralajmërim për cunami.