Botë
Blinken “zbarkon” në Izrael: Të frenohet fushata ushtarake e Netanjahut
09.01.2024 10:15
Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka zbarkuar në Izrael për bisedime të nivelit të lartë...

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka zbarkuar në Izrael për bisedime të nivelit të lartë me zyrtarë të lartë të qeverisë izraelite për të gjetur një zgjidhje në mbrojtje të civilëve dhe për t’u dërguar me ndihmat e nevojshme, ndërsa lufta në Gaza ka hyrë në një fazë të re. Në secilën nga vizitat e tij të mëparshme, Blinken është takuar me kryeministrin, Benjamin Netanjahu dhe kabinetin e tij të luftës, ku pritet të takohet edhe ditën e sotme.
Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në ofensivën izraelite, miliona janë zhvendosur dhe e gjithë popullata në brezin e shkatërruar nga lufta përballet me rrezikun e urisë, ka paralajmëruar OKB-ja. Zyrtarët amerikanë kanë pranuar publikisht se mbeten boshllëqe midis synimeve dhe rezultateve të Izraelit kur bëhet fjalë për numrin e jashtëzakonshëm të civilëve. Blinken tha se do të bisedonte me zyrtarët izraelitë “për drejtimin e ardhshëm të fushatës së tyre ushtarake në Gaza”. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se po kalojnë në një fazë më të shënjestruar dhe me intensitet më të ulët të luftës.
“Unë do të bëj presion mbi imperativin absolut për të bërë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për t’u siguruar atyre ndihma humanitare.”, tha Blinken.
