Maqedoni

Kuvendi i RMV-së fillon me punë, grupet e deputetëve në koordinim te Xhaferi

09.01.2024 11:01

Pas festave të Vitit të Ri, Kuvendi nis punën në vitin e ri 2024...

Pas festave të Vitit të Ri, Kuvendi nis punën në vitin e ri 2024. Në koordinim të kryeparlamentarit Xhaferi janë udhëheqësit e grupeve parlamentare. Ndër të tjera në tavolinë është edhe kërkesa e opozitës shqiptare për përfaqësuesin e tyre në KShZ.

Seanca e parë plenare është caktuar të martën e ardhshme. Në mesin e shkurtit do të shpallen zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa kryeministri Kovaçevski më së voni deri më 26 janar duhet të japë dorëheqje që të formohet Qeveria teknike.