Maqedoni
Reshje të dendura të borës në disa pjesë të vendit, “Rrugët e Maqedonisë” me njoftim për vozitësit
09.01.2024 11:20
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, ndërsa reshje të dobëta të borës ka në afërsi të Manastirit...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, ndërsa reshje të dobëta të borës ka në afërsi të Manastirit, Pletvarit dhe Demir Kapisë, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë. Edhe shërbimi për media i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka dalë me njoftim për vozitësit pas situatës me reshjet e dendura të dëborës që kanë filluar në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në njoftim thuhet se vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugore Gostivar, Strazhë, Kërçovë.
“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës u vendos ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë.”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”.
Njoftimi tjetër ka të bëjë me drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër, ku po ashtu vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese. Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
