Botë

Sholc, thirrje vendeve të BE-së: Rritni furnizimin me armë për Ukrainën

09.01.2024 11:44

Edhe pas gati pothuajse dy vitesh luftë, paqja është dukshëm larg në Ukrainë....

Edhe pas gati pothuajse dy vitesh luftë, paqja është dukshëm larg në Ukrainë. Nga vetë fakti se Ukraina është kryesisht e varur nga ndihma ushtarake, kancelari gjerman, Olaf Sholc, u bëri thirrje vendeve të BE-së ta rrisin furnizimin me armë për Ukrainën. Sholc, thirrjet për më shumë mbështetje ushtarake i bëri gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Luk Friedman. 

 
“Dërgesat e armëve për Ukrainën, i planifikuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së, tani janë shumë të vogla. Unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e tyre për Ukrainën.”, - deklaroi kancelari i Gjermanisë Olaf Sholc.
 
Gjermania është mbështetësi i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara. Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit. Shteti ukrainas ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivë pranverore dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aleatëve në Uashington dhe Evropë. 
 
Ndërkohë, Rusia është duke i vazhduar sulmet mbi Ukrainë. Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytetin Kiev, u lëshuan sirena për sulme ajrore më 8 janar. Ushtria ruse i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.
 
BELINDA KOKA ADEMI