Kulturë

“Dita Ndërkombëtare e Teatrit”, projekte të shumta për 2015-tën

27.03.2015 17:57

Maqedonia ka potencial të fortë aktorësh të cilët realizojnë teatro të mirëfillta dhe kanë korrur suksese duke na sjellë çmime...

Maqedonia ka potencial të fortë aktorësh të cilët realizojnë teatro të mirëfillta dhe kanë korrur suksese duke na sjellë çmime, madje edhe ndërkombëtare, vlerësoi në “Ditën ndërkombëtare të teatrove” Elizabeta Kançeska-Mileska, duke iu uruar të gjithë aktorëve, regjisorëve,  dramaturgëve  dhe drejtorëve të teatrove ditën e tyre.
 
“Teatrot në vendin tonë këtë vit do të realizojnë 70 projekte, turne të shumta dhe shumë projekte të produksionit. Do të mbahen 27 manifestime dhe festivale teatrale dhe do të shënohet viti jubilar, pra dyzetvjetori i teatrit të hapur për të rinj, 50 vjetori i Festivalit Teatror “Vojdan Cernodrinski” dhe 70 vjetori i funksionimit të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
 
Simboli i teatrit gjithmonë është “maskë me dy fytyra”, por do të  porosisja të gjithë ata që merren me këtë profesion, me këtë krijimtari, që gjithmonë të prezantohen në njerëz e jo të prezantohen në dy fytyra, shprehet aktori, Ylber Murtezani.
 
“Teatri është institucion dhe korrektor i individit brenda vetvetes, korrektor i problemeve brenda një familje, në një rreth të ngushtë,  po se jo dhe korrektor i  devijimeve në një shoqëri dhe gjithmonë ka qenë si një shenjë proteste ndaj pushtetit, ndaj gabimeve që ndodhin dhe gjërat që mund të ndodhin brenda shtetit”- tha aktori, Ylber Murtezani.
 
Vlen të përmendet se Ansambli “Karshiaka” nga Shkupi është fitues i edicionit të 14-të me radhë i Festivalit të Këngëve dhe Valleve “Flakadani i Karadakut 2015”, që u mbajt në Viti.
 
Është manifestim gjithëkombëtar kushtuar dëshmorit të kombit, Nijazi Azemit, dhe është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Halitit.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI