Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
09.01.2024 13:42
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 2.1.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,281 denarë për kilogram.
Nga data 10.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 77,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 79,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 41,517 (denarë/kilogram)
