Maqedoni
Mbrojtja e babait të Vanjës kërkon arrest shtëpiak për klientin e tij
09.01.2024 14:30
Avokati mbrojtës i babait të Vanjës, Aleksandër Gjorçevskit, kërkoi që dënimi i tij me burg të zëvendësohet me arrest shtëpiak...

Avokati mbrojtës i babait të Vanjës, Aleksandër Gjorçevskit, kërkoi që dënimi i tij me burg të zëvendësohet me arrest shtëpiak. Avokati i tij e ka dorëzuar ankesën deri te Gjykata e Apelit. Në deklaratën e tij me shkrim për media, Vladimir Tufegxhiq theksoi vërejtjet se babai i Vanjës, edhe pse ka dhënë deklaratë në hetimin paraprak, ende nuk është thirrur në pyetje. Ai beson se nuk ka bazë për shqiptimin e asnjë masë ndaj babait të së miturës Vanja, dhe me arrestin shtëpiak sipas tij do të ruhet kohezioni i familjes së prekur nga tragjedia.
”Urgjenca për veprim i është dorëzuar prokurorit publik kompetent, meqenëse personi ka dhënë deklaratë në fazën paraprake të hetimeve kur i është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër, në mënyrë që të thirret në fazën e hetimeve të jep deklaratë të plotë, duke sqaruar se çfarë ka parë, çfarë ka dëgjuar edhe me cilët persona ka ndërmarrë veprime për gjetjen e vajzës së tij në periudhën prej datës 27 nëntor deri në ditën e heqjes së lirisë. Njëkohësisht, si me kë dhe në çfarë mënyre i ka siguruar dhe dorëzuar punonjësve të policisë videoincizimet, si dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, theksoi avokati mbrojtës, Tufegxhiq.
Nga Prokuroria thonë se Gjorçevski tashmë ka dhënë deklaratë, në të cilën ka mohuar përfshirjen e tij dhe çdo dijeni për vrasjen e dyfishtë. Rezultatet nga obduksioni i Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit janë në Prokurori, por nuk bëjnë të ditur detaje derisa të fillojë gjykimi. Në lidhje me incizimet e publikuara të një politikani serb për gjoja lëshime në hetim, Prokuroria thekson edhe njëherë se personat që publikojnë incizime të tilla duhet të mendojnë për shqetësimin që u shkaktojnë familjeve të viktimave. Pak ditë më parë, pesë bashkëpunëtorëve të vrasjes së dyfishtë iu është vazhduar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërkohë pritet edhe ekstradimit i të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski, i cili ndodhet në paraburgim në Turqi.
FLUTURA LATIFI
