Maqedoni
Sindikata e Policisë në Maqedoni kërkon rritje të pagave me 15 për qind
09.01.2024 14:49
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Orçe Kocevski, ka shtuar presionin për një rritje të nevojshme prej 15%...

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Orçe Kocevski, ka shtuar presionin për një rritje të nevojshme prej 15% në pagat e anëtarëve të tyre, fillimisht nga muaji i janarit. Paga e tanishme bazë prej 16,332 denarëve është cilësuar si një nivel i papërshtatshëm për rolin dhe përgjegjësitë e policisë. Kocevski ka bërë thirrje drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për të siguruar financimin e kësaj rritjeje duke argumentuar se burimet financiare janë në dispozicion për ta mbështetur këtë kërkesë të drejtë.
“Rritja e pagave me 15 për qind duke filluar nga janari 2024 duhet të jetë nga buxheti i MPB-së, për të cilën ne besojmë se MPB-ja është në gjendje të rrisë pagat nga buxheti i saj, domethënë aktualisht ka para për paga më të larta.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së Policisë, Orce Kocevski.
Ai theksoi se një rritje e menjëhershme do të ishte një sinjal i rëndësishëm i mirëkuptimit dhe vlerësimit të punës së policisë nga institucionet përgjegjëse. Megjithatë, Kocevski nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave nëse kërkesa e tyre nuk pranohet ose realizohet me vonesë.
SEDAT SELIMI
