LPFM, Struga TL dhe Brera nuk kanë rënë në ligat inferiore
09.01.2024 15:01
Historia e elitës së futbollit vendor, sa është e gjatë aq është edhe e shkurtë....

Historia e elitës së futbollit vendor, sa është e gjatë aq është edhe e shkurtë. Kampionati elitar vendor ka nisur në sezonin 1992/93, në përbërje të së cilit ishin 18 skuadra. Sezoni aktual 2023/24 nga pavarësia e vendit është vetëm sezoni i 31-të, dhe në të janë duke garuar gjithsej 12 skuadra.
Gjatë gjithë historisë 31 vjeçare të elitës së futbollit vendor, deri në sezonin aktual 2023/24 kanë lujatur gjithsej 41 klube, nuk ka shumë ekipe që nuk kanë rënë në ligën inferiore ose në futbollin vendor të njohur si Liga e Dytë Futbollistike. Kampioni aktual Struga TL dhe Akademia Pandev, janë dy klubet të cilat nga inkuadrimi në elitën e futbollit vendor në sezonin 2019/20 gjegjësisht 2017/18, nuk janë larguar nga elita e futbollit vendor. Të dyja këto skuadra kanë edhe historinë e tyre më të shkurtë në elitën e futbollit vendor. Struga luan tani sezonin e pestë në LPFM, ndërsa Akademia Pandev po e luan sezonin e shtatë.
Skuadra e Voska Sport, në këtë sezonë është duke debutuar në elitë. Nga gjithsej 41 skuadra që kanë luajtur në futbollin vendor dhe kanë fituar trofe ose kanë përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare si:- Milano, Cementarnica, Metalurgu e Turnova, sot bëjnë gara në ligat inferiore të futbollit vendor ose nuk funksionojnë fare. Sot janë vetëm 29 klube në botë që mund të mburren me titullin prestigjioz “nuk kanë qenë kurrë në B - divizionet”, ose më mirë të njohura në botën e futbollit si Ligat e Dyta. Duke u nisur me Interin në Itali. Skuadër e krijuar në vitin e largët 1908 dhe që prej asaj kohe nuk ka rënë asnjëherë në një kategori më poshtë.
Në kontinentin e vjetër kemi ende skuadra tjera të cilat nuk janë larguar nga elita e kampionatit të tyre kombëtar, por në Spanjë, Portugali dhe Greqi e Holandë, kemi nga tri skuadra të cilat nga themeli i ligave nuk janë larguar nga garat elitare. Spanja - Barcelona, Real Madrid dhe Atletik Bilbao, pastaj në Turqi - si Fenerbahçe, Galatasaray, Beshiktash, apo holandëAjax, PSV, Feyenoord, Utrecht. Tek fqiu jugor Greqia, kemi tri skuadra si PAOK, Olympiakos, Panathinaikos, asnjëherë nuk kanë luajtur në një kategori më poshtë. (Gazetar Safet Ademi)
