Surpriza në NBA!
09.01.2024 15:09
LA Clippers në teren vendas me rezultatin 138-111, mbrëmjen së hënës e mundi Phoenix Suns....

LA Clippers në teren vendas me rezultatin 138-111, mbrëmjen së hënës e mundi Phoenix Suns. Paul George ( Clipeprs), ishte koshashënuesi më i mirë. Ai ndeshjen e mbylli me 25 pikë, ndërsa James Harden në konton e vendasve shtoi edhe 19 pikë dhe 10 asistime. Phoenix nga parketi u drejtua nga Kevin Durant, që shënoi 30 pikë. Boston humbet 133-131 ndaj Indiana në një përballje mes ekipeve rivale në Konferencën e Lindjes. Gjithsesi, Celtics ruajnë kreun e renditjes në këtë kah të NBA.
Broën realizoi 40 pikë për Boston por që s’mjaftuan, ndërsa për Indiana 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Mathurin me 26 pikë më i miri). Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi 119-112 Charlotte, sfidë ku u dallua Coby White me 27 pikë. Befason skuadra e Utah Jazz, që fitoi 132-116 në fushën e Milëaukee. Pesë lojtarë për miqtë realizuan mbi 19 pikë, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të Antetokounmpo (25 pikë, 10 rebound, 11 asist). Fiton Miami, që mundi 120-113 Houston, ndeshje ku u dallua Tyler Herro me 28 pikë.
NBA-Rezultatet
- Clippers – Phoenix, 138-111 Milwaukee – Utah Jazz, 116-132
- Washington – Oklahoma, 128-136
- Charlotte – Chicago, 112-119
- Indiana – Boston, 133-131
- Miami – Houston, 120-113