Botë
Trump flet pas seancës gjyqësore: Nuk kam bërë absolutisht asgjë të gabuar
09.01.2024 21:22
Pasi mori pjesë në seancën e tij të apelit në Uashington, ish presidenti amerikan Donald Trump...

Pasi mori pjesë në seancën e tij të apelit në Uashington, ish presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë shtypi. Ish presidenti amerikan akuzoi Departamentin e Drejtësisë se e ka ndjekur atë në mënyrë të padrejtë ndërsa përsëriti se nëse ndiqet penalisht do të hapë “kutinë e Pandorës”.
Trump ka akuzuar vazhdimisht zyrtarët e emëruar nga Biden se e ndjekin atë, sepse ai po ecën mirë në sondazhe dhe përbën një kërcënim për fushatën e tij të rizgjedhjes. Ai thotë se ka besim në argumentin ligjor të paraqitur nga ekipi i tij, përpara se të përsërisë pretendimet se nuk ka bërë asgjë të keqe.
“Mendoj se si president duhet të kesh imunitet – është shumë e thjeshtë. Nuk kam bërë asgjë të keqe. Absolutisht asgjë të keqe.”, tha Trump. “Një president duhet të ketë imunitet dhe gjëja tjetër është se nuk kam bërë asgjë të keqe,” theksoi ai duke shtuar se është i bindur që do të fitojë në zgjedhje.
