Botë
Pengmarrje në televizionin e Ekuadorit, persona të armatosur kanë hyrë në transmetim
10.01.2024 11:11
Një grup personash të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në studion e televizionit të Guajakilit....

Një grup personash të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në studion e televizionit të Guajakilit. Ata e ndërprenë emisionin e drejtpërdrejtë, ndërsa kërcënonin stafin, i cili ishte shtrirë në tokë. Policia u fut në godinë rreth 30 minuta pasi grupi i armatosur u shfaq për herë të parë. Ajo njoftoi më pas se kishte mundur të lironte të gjithë stafin dhe se kishte vënë në pranga 13 persona.
Sipas BBC 2 prej punonjësve të tyre kishin mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi menjëherë pasi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me afat 2 mujor për shkak të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë të kreut të grupit kriminal Los Çoneros, Hoze Adolfo Macias dhe trazirave në 6 burgje të vendit. Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, të paktën 7 policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës. Ndërsa vendi është zhytur në një kaos dhe shumë biznese janë mbyllur.
