Maqedoni

Kreu i Kuvendit i Arabisë Saudite, Al Sheik, në takim me Pendarovskin dhe Xhaferin

10.01.2024 11:26

Një delegacion i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheik, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Mexhlisi Al Shura...

Një delegacion i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheik, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Mexhlisi Al Shura, sot do të realizojë takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit do të marrë pjesë në nënshkrimin e Librit të përshtypjeve.
 
Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed Al Sheik në vend do të qëndrojë deri të premten. Për shkak takimit të Muhamed Al Sheik në Shkup, nga e hëna, siç njoftuan nga MPB-ja, deri të shtunën do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit. Me regjimin e veçantë, të cilin do ta zbatojë njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të përfshihen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.