Maqedoni

Qeveria propozon drejtorë të rinj në M-NAV

10.01.2024 12:02

Qeveria i propozoi Këshillit Mbikëqyrës të ShA M-NAV - Shkup që në pozitën kryetar i Këshillit Drejtues...

Qeveria i propozoi Këshillit Mbikëqyrës të ShA M-NAV - Shkup që në pozitën kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv ta emërojë Hekuran Asanin, ndërsa për anëtar të Këshillit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv ta emërojë Millan Koraqin. Shkarkimi i drejtorëve të deritanishëm kishte qenë kërkesë e Sindikatës së të punësuarve në M-NAV, të cilët kishin kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh, do të bëjnë grevë duke mbyllur hapësirën ajrore mbi Shkup.
 
Hekuran Asani është i punësuar në ShA M-NAV - Shkup nga viti 2005, ndërsa nga viti 2007 i ushtron detyrat e kontrollorit të fluturimit. Në vitin 2010 ka marrë licencën për kontrollor ekzekutiv, ndërsa nga viti 2021 është njëherit edhe instruktor për sferën e kontrollit të fluturimeve Hekuran Asani, si i punësuar në M-NAV dhe kontrollor shumëvjeçar i fluturimit, njëheri e ushtron edhe funksionin e supervizorit të kontrollit të fluturimit. 
 
Qeveria i rekomandoi Agjencisë për Aviacion Ajror të vazhdojë me aktivitetet e filluara, të cilat dalin nga mbikëqyrja e realizuar e jashtëzakonshme inspektuese për konfirmim të gjendjeve rreth sigurisë së komunikacionit ajror dhe për të njëjtën ta informojë Ministrinë resore dhe Qeverinë. Pakënaqësitë në M-NAV kanë nisur prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro  joprofesionale, për këtë arsye është kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës.