Maqedoni

Hapet poliklinikë e re në Saraj, investimi arrin shumën prej 1,3 milionë euro

10.01.2024 11:44

Në Komunën e Sarajit u hap solemnisht poliklinikë e re...

Në Komunën e Sarajit u hap solemnisht poliklinikë e re. Fillimin zyrtar të punimeve e shënuan ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi. Në kuadër të saj do të sigurohen shërbime shëndetësore për mbi 45 mijë banorë.
 
Ky investim është në vlerë prej 79 mijë denarë që janë  siguruar nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo poliklinikë do të kontribuojë për arritjen e mbrojtjes shëndetësore më efektive në kuadër të mjekësisë primare.