Botë

Goditen 150 objektiva të Hamasit

10.01.2024 12:25

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Kan Junis. Sekretari i shtetit i ShBA-së, Blinken...

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Kan Junis. Sekretari i shtetit i ShBA-së, Blinken, i kërkoi Izraelit të punonte me palestinezët dhe vendet fqinje në planet për një Gaza pas luftës, duke thënë se ata janë të gatshëm të ndihmojnë në rindërtimin dhe menaxhimin e territorit, por vetëm nëse ekziston një rrugë drejt një shteti palestinez.
 
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë goditur mbi 150 objektiva të Hamasit në 24 orë. Blinken tha në fund të turneut të tij në Evropën Jugore dhe Lindjen e Mesme se Izraeli duhet të ndalojë së ndërmarrë hapa që minojnë aftësinë e palestinezëve për të qeverisur veten në mënyrë efektive. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po voton sot një rezolutë që do të dënojë sulmet e hutëve  ndaj anijeve tregtare në zonën e Detit të Kuq.