Mourinho mbetet te Roma

10.01.2024 16:06

Trajneri Jose Mourinho do të jetë në krye të skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të edicionit aktual...

Trajneri Jose Mourinho do të jetë në krye të skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se Mourinho pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me ekipin italian. Palët janë në negociata intensive dhe se marrëveshja pritet të finalizohet brenda këtij muaji.
 
Me kontratën e re Mourinho do të jetë në krye të Romës deri në vitin 2026 pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni. Mourinho është në edicionin e tij të tretë në krye të Romës, ekip të cilin e mori në vitin 2021. Në edicionin e tij të parë ai e fitoi trofeun e Ligës së Konferencës, ndërsa në të dytin arriti deri në finale të Ligës së Evropës.