Sot fillon evropiani i hendbollit
10.01.2024 16:10
Në Gjermani sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të meshkujve....

Në Gjermani sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të meshkujve. 24 ekipe kombëtare të Evropës kërkojnë titullin e kampionit në ngjarjen që përmbyllet më 28 janar. “EURO 2024” në hendboll do të hapet me përballjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe e njëjta do të luhet në stadiumin e Fortunës në Dizeldorf. Ndeshjet e EURO-s, do të transmetohen në servisin publik.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj të mërkurën me fillim në ora 18:00, në përballjen me Francën, do të hap kampionatin evropian. Përfaqësuesja e vendit është në grup të njëjtë me vendin organizator Gjermaninë dhe Zvicrën. Këta do të kenë një mission të vështirë për tu renditur në pozitën e dytë të grupit “A”. Dy ekipet e para kombëtare kalojnë në fazën e dytë të garave. Ndeshja e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës, do të luhet në stadium futbolli me kapacitet prej 52 mijë ulseve dhe kjo do të jetë gera e parë që një ndeshje e evropianit të hendbollit do të luhet në stadium.
Hendbollistët më të mirë të vendit paraqitjen e parë në një evropian e kishin në Italia 1998 dhe nga ajo kohë këta nuk kanë luajtur vetëm në një evropian. Para dy viteve në Hungari dhe Sllovaki, kishin renditjen më të dobët nga 24 kombëtare këta u renditën në pozitën e 22-të. Organziatorët e evropianit të hendbollit “Gjermania 2024”, paralajmërojnë se do kenë një shikueshmëri rekorde, ndërsa rekordi I deritanishëm i shikueshmërisë të një ndeshje hendbolli daton nga 6 shtatori 2014. Ndeshjen e Bundesligës Rajn Nekar Lver – HSV Hambgur, të luajtur në Frankfurt arena, ishe ndjekur nga më shumë se 44 mijë shikues. Maqedonia e Veriut, vetëm ndeshjen e parë do ta luajë në Dizeldorf dhe më pas do të transferohet në Berlin, ku do të përballet me Gjermaninë dhe Zvicrën.
