Botë
Shpenzimet e parakalimit ushtarak nëpër vendet e Evropës Lindore i mban SHBA-ja
27.03.2015 20:02
Kalimi i karvanit amerikan përmes Çekisë do të kushtojë saktë 6.500 euro dhe në këtë vlerë është përfshirë edhe vendosja dhe ushqimi i ushtarëve...

Kalimi i karvanit amerikan përmes Çekisë do të kushtojë saktë 6.500 euro dhe në këtë vlerë është përfshirë edhe vendosja dhe ushqimi i ushtarëve, të cilët do të paguhen nga Kombet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi ministri çek i Mbrojtjes Martin Stroponciki lidhur me parakalimin e transportierëve ushtarakë të SHBA-së përmes më shumë vendeve evropiane.
"Ky është simbol shumë i rëndësishëm. Simbol i aleancës tonë anëtarësimit në Aleancë, çështjes së përkatësisë dhe unitetit me këtë Aleancë mbrojtëse", shtoi Stroponciki për rëndësinë e stërvitjes ushtarake të NATO-s në Estoni, Lituani, Poloni, Çeki deri në Gjermani, si parakalim simbolik i fuqisë dhe solidaritetit me aleatët lindorë evropian në afërsi të Rusisë.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, sipas Stropenciki nuk priten protesta masive edhe pse siç tha do të "ishte naive të mos parashikohen edhe nëse nevojitet do të intervenohet sipas dispozitave ligjore".
Karvani i cili tani gjendet në Poloninë fqinje, në territorin çek pritet të hyjë të dielën pasdite./mia
