Maqedoni
Shkup, gjobiten 115 vozitës, 13 pa patentë shoferi
11.01.2024 10:00
Sektori i Punëve të Brendshme -Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik...

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 115 masa, nga të cilat 13 masa për drejtim automjeti pa patent shoferi, gjashtë sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për mosrespektim të përparësisë së kalimit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion.
