Maqedoni
Sulmi në M-NAV, Gjykata Penale vendos për ankesën e Prokurorisë
11.01.2024 11:15
Këshilli Penal në Gjykatën Penale të Shkupit, sot do të vendosë për ankesën e Prokurorisë...

Këshilli Penal në Gjykatën Penale të Shkupit, sot do të vendosë për ankesën e Prokurorisë lidhur me vendimin për caktimin e masave të kujdesit ndaj Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë për sulmin në objektin e Kontrollit të Trafikut Ajror në Shkup. Avokatët e të dyshuarve paraditen e djeshme kanë dorëzuar përgjigjet në ankesën e Prokurorisë në Gjykatën Penale.
“Në funksion të kërkesës së palëve në procedurë, por mbi të gjitha për respektimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore, gjykata brenda 48 orëve do të marrë vendimin e duhur, për të cilin do të njoftojë palët dhe opinionin. Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me personat e tjerë të përfshirë në rast, njofton opinionin se deri në këtë moment prokurori publik nuk ka paraqitur kërkesë shtesë në gjykatë për caktimin e masës për personat e tjerë të përfshirë, përveç katër të cilëve tashmë janë në masë paraprake.”, njoftuan nga Gjykata Penale.
