Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

11.01.2024 11:57

Qytetarët e Kosovës tani e tutje do të mund ta vizitojnë Dubain, pa pasur nevojë për viza...

Qytetarët e Kosovës tani e tutje do të mund ta vizitojnë Dubain, pa pasur nevojë për viza, pasi që Emiratet e Bashkuara Arabe, i kanë hequr ato. Kjo u konfirmua nga ana e presidentes, Vjosa Osmani. Osmani ka falënderuar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zajed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
 
“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, lartmadhërinë e tij, Mohamed Bin Zajed, për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë.”, theksoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.