Maqedoni
Propozim-ligji për falje në seancë kuvendore
11.01.2024 11:30
Në Kuvend do të ketë një tentativë të re që propozim-ligji për falje të kalojë filtrin e Kuvendit....

Në Kuvend do të ketë një tentativë të re që propozim-ligji për falje të kalojë filtrin e Kuvendit, i cili paraprakisht nuk arriti të kalonte, duke u përkrahur vetëm nga 17 deputetë. Ligji i ri për falje që është propozuar përsëri nga Ministria e Drejtësisë. Presidenti i Shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.
Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtitë ligjore në ligjin ekzistues që janë konstatuar në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me propozim. Ky propozim-ligj për falje rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të dorëzuar lutje për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen.”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
