Maqedoni

Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, humbi jetën një person i moshuar

11.01.2024 11:45

Qendra për Menaxhimin me Kriza njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente 112...

Qendra për Menaxhimin me Kriza njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente 112 është marrë thirrje për zjarr në një ndërtesë në katin e 6-të në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit. 
 
Ekipi i Brigadës së mbrojtjes nga zjarri i Qytetit të Shkupit menjëherë ka dalë në terren dhe e ka shuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje. Nga zjarri pësoi një person i moshuar dhe i palëvizshëm. Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse.