Kampionati Evropian i hendbollit, Franca mposht Maqedoninë e Veriut
11.01.2024 12:16
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë në evropianin e hendbollit me rezultatin e lartë 39-29 (17-13)...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë në evropianin e hendbollit me rezultatin e lartë 39-29 (17-13), u mund nga Franca. Kombëtarja franceze e cila është një nga favoritët për të fituar medalje, probleme kishte vetëm në vet fillimin e ndeshes. Francezët më pas krijuan një eprësi solide dhe nuk iu lejuan hendbolistëve më të mirë të vendit që tju ofrohen.
“Përshtypja ime e parë është se luajtëm një ndeshje korrekte. Pork u luan kundër një ekip siç është Franca kampione olimpike, Lufton – Lufton dhe në fund kur të shikosh rezultati është minus 10. Frnaca e meritoi fitoren dhe ato janë skuadra më e mirë në botë. Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen tonë. Nuk mund të jemi të kënaqur pasi humbën ndeshjen dhe mendoj se duhej të kishim një humbje me gjashtë apo shtat gola diferencë.”, tha Kiril Llazarov, trajner i Maqedonisë së Veriut.
Hugo Deskat me shtatë gola të shëuar ishte më i spikaturi i ndeshjes. Golashënuesit e Maqedonisë së Veriut, në këtë përballje në parket u drejtuan nga Zharko Peshevski që shënoigjashtë gola. Për të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, pason edhe një ndeshje e vështire me 14 janar, ajo me Gjermaninë e cila do të luhet në Berlin.
