“EURO 2024”, Gjermania bën detyrat e shtëpisë

11.01.2024 12:19

Ndeshja e dytë e Grupit “A”, Gjermania – Zvicra, ka shënuar hapjen zyrtare të evropianit të hendbollit për meshkuj....

Ndeshja e dytë e Grupit “A”, Gjermania – Zvicra, ka shënuar hapjen zyrtare të evropianit të hendbollit për meshkuj. Kjo ndeshje u luajt para 53 mijë e 586 shikues në “Merkur Spiel-Arena” në Duesseldorf të Gjermanisë. Gjermania me lehtësi e shënoi fitoren e parë në këtë evropian pasi me rezultatin 27-14 (13-8) e mundi Zvicrën. Juri Knorr  (Gjermani), me 6 gola të shënuar ishte golashënuesi më i mirë i ndeshjes, ndërsa tek Zvicra, 4 gola kishte shënuar Lenny Rubin.
 
KE në hendboll -  xhiroja e parë
GRUPI A
Gjermania - Zvicra 27-14
Franca - Maqedonia e V.39-29
Renditja:
  • 1. Gjermania            1 1 0 0 27-14 2
  • 2. Franca                  1 1 0 0 39-29 2
  • 3. Maqedonia e V.    1 0 0 1 29-39 0
  • 4. Zvicra                   1 0 0 1 14-27 0