Botë
Lufta në Ukrainë, raketat ruse shkatërrojnë hotelin në Harkiv
11.01.2024 12:22
Dy raketa ruse kanë goditur një hotel në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, duke plagosur 11 persona....

Dy raketa ruse kanë goditur një hotel në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, duke plagosur 11 persona. Fotot nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregojnë se hoteli është dëmtuar rëndë dhe Rusia ka shtuar sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës në dy javët e fundit.
Zyrtarët ukrainas thonë se dhjetëra civilë kanë vdekur në ato sulme me dronë dhe raketa. Harkivi, vetëm 30 kilometra nga kufiri rus, ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet ajrore ruse që kur presidenti, Vladimir Putin, filloi pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Rusia ka filluar të zhvendosë qindra fëmijë të Belgorodit në kampe pushimi më larg nga Ukraina për qëndrime tri javore. Një kamp në rajonin e Voronezhit mori 93 të mërkurën dhe më vonë 280 mbërritën në rajonin e Kalugas, raportoi TV-ja shtetërore, duke shtuar se mësuesit do t’i bashkoheshin atje.
