“EURO 2024”, Thyhet rekordi i shikueshmërisë në hendboll
11.01.2024 12:21
Kampionati evropian në hendboll për meshkuj, zyrtarisht ka nisur mbrëmë me ndeshjen Gjermania – Zvicra...

Kampionati evropian në hendboll për meshkuj, zyrtarisht ka nisur mbrëmë me ndeshjen Gjermania – Zvicra, e cila u luajt në “Merkur Spiel-Arena”. Kjo ndeshje u ndjek nga 53.586 shikues. Në fakt bëhet fjalë për stadium futbollit në Düsseldorf, në të cilin u shkrua historia e hendbollit. Federata Evropiane e Hendbollit ka konfirmuar se bëhet fjalë për rekord të shikuesve në një ndeshje hendbolli. Një numër paksa më i vogël e ndjeku ndeshjen Maqedonia e Veriut – Franca. Në këtë mënyrë është thyer rekordi i deritanishëm i shikueshsmërisë të një ndeshje hendbolli me 44.189 shikues që kishte në vitin 2015.
Në këtë vit rekordi ishte shënuar në “Commerzbank Arena” në Frankfurt, në ndeshjen Rhein-Neckar Loëen - HSV Hamburg. Stadiumi në Düsseldorf, është mikpritës I vetëm dy ndeshjeve hyrëse në këtë evropian dhe më pas ndeshjet e fazës së parë të “Gjermania 2024”, d të luhen në Berlin, Mannheim dhe München, ndërsa ndeshjet e rethit të dytë si dhe finalja do të luhen në Hamburg dhe Köln.
“Merkur Spiel-Arena”, do të jetë stadium i parë në botë në të cilin në një vit do të luhet ndeshje të dt kampionateve evropiane në dy sporte të ndryshme. Në qershor të këtij viti do të zhvillohet pesë ndeshje të evropianit të futbollit, në mesin e të cilave edhe ajo mes Shqipërisë dhe Zvicrës në fazën e grupeve, si dhe një ndeshje e 1/8 dhe ¼ së finales së “Euro 2024” në futboll.