Milani eliminohet nga Kupa e Italisë

11.01.2024 12:24

Atalanta mundi Milanin me rezultatin 2-1, me përmbysje, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Atalanta mundi Milanin me rezultatin 2-1, me përmbysje, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me Fiorentinën. Në San Siro, kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 45-të me Rafa Leao pas një kombinimi me Hernandez në të majtë, por para pushimit pësuan golin e barazimit nga Koopmeiners.
 
Në fillim të pjesës së dytë holandezi përfundoi rikthimin nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli të Jimenez ndaj Miranchuk, duke kompletuar dygolëshin e tij. Atalanta bëhet kështu gjysmëfinalistja e tretë e Kupës së Italisë dhe mes zikaltërve dhe finales në Olimpico tashmë është vetëm Fiorentina.
 
Milani i Piolit, jashtë prej dy nga tre objektivat e sezonit dhe larg majës së kampionatit, një pjesë e parë me intensitet të lartë nuk mjaftoi për të marrë më të mirën ndaj zikaltërve të Gasperinit, të aftë për të reaguar ndaj golit të pësuar në minutën e 45-të, duke vendosur barazpeshën para përfundimit të pjesës së parë dhe duke konsoliduar përmbysje me një pjesë të dytë cilësore, plot mundësi shënimi. Prandaj, 1-2 në San Siro shpërblen Atalantën, një përzierje e fizikës dhe teknikës, e cila përfitoi nga situatat në fushë më mirë se Milani, madje në disa raste ishte afër të shënonte një gol të tretë.