Wembanyama me "triple-double" e dytë më të shpejtë në histori
11.01.2024 12:27
Detroit Pistons mbrëmjen e kaluar ka pësuar disfatën e 35 ose të gjashtën me radhë....
Detroit Pistons mbrëmjen e kaluar ka pësuar disfatën e 35 ose të gjashtën me radhë. Mbrëmjen e kaluar me rezultatin 130-108, u mundën nga San Antonio Spurs.
Victor Wembanyama, me 16 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime ka shënuar "triple-double", e parë të tij në NBA. Në fakt ky ishte edhe "triple-double", i dytë më i shpejtë në historinë e NBA-së, pasi u shënua vetëm pas 21 minuta të kaluara në terren. "Triple-double", më të shpejtë e ka shënuar Russell Westbrook (2014), që e ka shënuar për 20 minuta.