NBA, Utah mundi kampionët në fuqi
11.01.2024 12:29
Utah Jazz në Salt Lake City me rezultatin 124-111, I mundi kampionët aktual të Denver Nuggets..

Utah Jazz në Salt Lake City me rezultatin 124-111, I mundi kampionët aktual të Denver Nuggets. Clarkson e Markkanen realizuan 53 pikë së bashku për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Jokic për miqtë. Pas minutave shtesë u vendos fituesi i ndeshjes të lajtur në Chicago, ku u përballën Chicago Bulls - Houston Rockets. Ndërsa në fund me rezultatin 124-119, triumfoi skuadra vendase. Coby White shënoi 30 pikë. Vijon kriza e Golden State, që u mund thellë 141-105 në fushën e tij nga Neë Orleans, duke dalë edhe nga zona play out.
Tetë lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për Warriors mungoi lojtari lider. Zhgënjen edhe Miami, që u mund 128-120 nga Oklahoma, që falë këtij triumfi ngjitet në vendin e dytë në Perëndim. Shai me 28 pikë u dallua për Oklahoma. Fitojnë edhe Clippers, 126-210 ndaj Toronto, ndeshje ku u dalluan Leonard e George, me nga 29 pikë secili.
NBA-Rezultatet
- Chicago – Houston, 124-119
- Golden State – New Orleans, 105-141
- Utah Jazz – Denver, 124-111
- Clippers – Toronto, 126-120 Boston – Minnesota, 127-120
- Charlotte – Sacramento, 98-123
- Detroit – San Antonio, 108-130
- Indiana – Washington, 112-104
- Atlanta – Philadelphia, 139-132
- Miami – Oklahoma, 120-128