Tërmet i fuqishëm e goditi Papua Guinenë e Re
30.03.2015 09:10
Tërmet me intensitet prej 7,7 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur sot Papua Guinenë e Re...

Tërmet me intensitet prej 7,7 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur sot Papua Guinenë e Re, ndërsa së shpejti më pas është lëshuar paralajmërim për rrezik nga cunami, kumtoi Enti amerikan për gjeologji.
Epiqendra e tërmetit është vërejtur në qytetin Rabaul në pjesën verilindore të vendit.
Qyteti Rabaul në ishullin Guinea e Re është shkatërruar në vitin 1994 në një erupsion të fuqishëm të vullkanit Tavurvura./mia
