Maqedoni

Kovaçevski: Të ndara janë pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor

11.01.2024 15:12

Sundimi i ligjit ka përplasur edhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin i opozitares VMRO-DPMNE...

Sundimi i ligjit ka përplasur edhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, teksa kanë komentuar deklaratën e ambasadorit holandez në vend.
 
“Të ndara janë pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor dhe nëse dikush ka qenë nën presion nga dikush, duhet ta thotë me emër dhe mbiemër. Qëndrimi  i ambasadorit është në rregull, por gjithsesi mendoj se nëse ka presion, duhet thënë me emër dhe mbiemër. Unë do ta rekomandoja t’u drejtohet atyre që janë përgjegjës për sundimin e ligjit.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski. 
 
Mickoski: Kemi partizim të gjyqësorit
 
“Nuk kemi sundim të Ligjit, se kemi partizim të gjyqësorit. Ushtrohet presion mbi gjyqtarët, po zgjedhen gjykatës partiakë edhe në Këshillin Gjyqësor, po zgjidhen prokurorë. Tani përsëri kemi një shpallje ku përpiqen me shpejtësi të zgjedhin gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, që para se të largohen, këta kriminelë në Qeveri të mbrohen.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.