Maqedoni
Ndodhitë në M-NAV, Milanov: Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentin
11.01.2024 15:25
Bekim Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentet në M-NAV-it, thotë avokati i tij, Elenko Milanov....

Bekim Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentet në M-NAV-it, thotë avokati i tij, Elenko Milanov. Madje sipas avokatit Millanov, incidenti nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit të M-NAV, e as nuk janë sulmuar kontrollorë që aktualisht ishin duke kryer detyrat e punës, ndërkohë që sipas tij e gjithë ngjarja është zhvilluar pas shpinës së Bekim Nezirit.
“Nuk ka ndodh asgjë në kullën e kontrollit, as në të, as në afërsi dhe as me një person që duhet të kryejë një aktivitet në kullën e kontrollit. Ndryshe Bekimi ka dhënë të gjitha konstatimet e tij, është këtu para gjykatës, nuk ka ndërmend të ikë. Është këtu për të vërtetuar se asgjë nuk ka ndodhur me organizim të tij.”, - deklaroi avokat i Bekim Nezirit, Elenko Millanov.
Millanovi tha se duhet të bëhet dallimi mes të ndërtesës së M-NAV-it dhe dhomës së kontrollit. Në të njëjtën kohë, Gjykata Penale tregon se po kërkohet për katër të dyshuarit e tjerë, të cilët janë në arrati në bazë të një njoftimi qendror. Përpara se të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, është e nevojshme të merren të gjitha masat në nivel kombëtar për gjetjen e personave në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Nëse nuk gjenden, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të njoftojë Prokurorinë. Më pas, sipas konventave ndërkombëtare për ekstradimin, gjyqtari i procedurës paraprake fillimisht duhet të caktojë masën e paraburgimit në mungesë për personat që nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, pas së cilës Prokuroria mund të kërkojë që të lëshohet një urdhër ndërkombëtar.”, thekson Gjykata.
Përndryshe në Gjykatën Penale pritet vendimi i Këshillit Penal lidhur me ankesën e Prokurorisë për moscaktimin e masës së paraburgimit.
ERSAN PAJAZITI
