Maqedoni
Kriza politike në RM-së, PE ndërmjetëson bisedimet VMRO-LSDM
30.03.2015 09:14
Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së sot në Parlamentin Evropian me ndërmjetësim të tre eurodeputetëve dhe nën syrin e përfaqësuesve të Komisionit Evropian...

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM¬së, sot në Parlamentin Evropian, me ndërmjetësim të tre eurodeputetëve dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, do të zhvillojnë dialog për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. T
reshen e eurodeputetëve e përbëjnë Vajgël, raportuesit për Maqedoninë në europarlament, Eduard Kukan nga Partia Popullore Evropiane dhe Ricard Hovit nga Socialistët dhe Demokratët Evropianë. Ata të premten theksuan se ky dialog do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura.
Sipas asaj që u paralajmërua, eurodeputetët nuk pritet të ofrojnë zgjidhje, sepse ajo pritet nga Shekerinska dhe Poposki dhe nga ekipet e tyre, ndërsa Vajgël, Kukan dhe Hovit do të tentojnë ta lehtësojnë dialogun dhe t'i gjejnë pikat e përbashkëta për marrëveshje të mundshme.
Pritjet nga Brukseli janë kthimi i LSDM-së në kuvend dhe dhënia fund e krizës politike që e distancon Maqedoninë nga eurointegrimet përmes zgjidhjes institucionale dhe politike të rastit "Puç" dhe përmes formimit të komisionit kuvendor anketues.
Përveç treshes së eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të dy partive më të mëdha politike në Maqedoni, si vëzhgues të dialogut të sotëm në Bruksel pritet të marrin pjesë edhe nga një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore dhe të kabinetit të komisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han.
Nga kabineti i eurokomisarit Han theksuan se askush nga Komisioni Evropian nuk do të ketë rol të lehtë në dialogun në Bruksel dhe theksuan se as para e as pas fillimit të takimit nuk do të dëshirojnë të japin kurrfarë komente.
Në rast të mosarritjes së ndonjë rezultati paralajmërohet mbajtje e një takimi të ri, i cili mund të mbahet në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm, në Shkup apo sërish në Bruksel.
