Shkupi “bën pazar”në Ganë
Shkupi ka promovuar përforcimin e ri që vjen nga Gana...

Pas largimeve të shumta “pëllumbat” u lavdëruan me blerjen e re të mesfushorit Klement Ansah (Clement Ansah).
Ganezi 19- vjeçar, ka zbarkuar në Shkup dhe tani më ka hedhur firmën në kontratën tre vjeçare me Shkupin. Ai vjen nga skuadra e Bofoakëa Tano, gjat firmos me skuadrën nga kryeqyteti ka thënë se se është shumë i kënaqur që është pjesë e FC Shkupit.
Drejtuesit e skuadrës nga Çairi, në preznatimin e tyre në rrjetet sociale shkruajnë – “Ansah është një lojtar i talentuar, i fortë dhe i lëvizshëm në mesfushë, që mund të luajë si mesfushor qendror ose si mesfushor sulmues. Ansah ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin tonë.”.
Ansah në këtë sezonë, ka luajtur 13 ndeshje në fanellën e skuadrës së tij Bofoakëa Tano.
