Futboll

Shqiptari Ndoj largohet nga Breshia

11.01.2024 16:46

Mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj largohet zyrtarisht nga Breshia...

Lojtari ka ndërprerë me konsensus kontratën që e lidhte me klubin italian dhe nga sot është një lojtar i lirë. Emanuele Ndoj u bashkua me Breshian në sezonin 2016-2017 dhe ka koleksionuar 143 ndeshje dhe 12 gola me fanellën e “dallëndysheve”.

Mesfushori ka luajtur thuajse të gjithë karrierën e tij te Breshia, me përjashtim të një aventure të shkurtër 6-mujore te Cosenza në vitin 2022 (ku ishte huazuar). Ndoj ka luajtur edhe 6 ndeshje me kombëtaren shqiptare, madje ka shënuar edhe një gol në miqësoren kundër Ukrainës në vitin 2018.

Ka qenë klubi i Breshias që me anë të një njoftimi ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit shqiptar: “Breshia njofton se ka ndërprerë me konsensus kontratën me Emanuele Ndoj. Klubi i uron suksese lojtarit në karrierë”, shkruhet mes të tjerave në njoftim.