Futboll
Griezman me rekord për më shumë gola të shënuar
11.01.2024 16:51
Antoine Griezmann tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones..
Antoine Griezmann tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke vendosur veten në krye të historisë për më shumë gola të shënuar te Atletico Madrid.
Atletico u mposht mbrëmjen e së mërkurës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës nga Real Madrid me shifrat 5-3.
Një nga tre golat e shënuar, ishte i Griezmann. Ky ishte goli i 174 për sulmuesin francez me fanellën e “El Colchoneros”, i cili tashmë ka lënë pas Luis Aragones me 173 gola.