Maqedoni
Kuvend, propozim-ligji për lojërat e fatit përplasin pushtetin dhe opozitën
11.01.2024 17:18
Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski dhe Toni Jarevski...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski dhe Toni Jarevski, kanë ngelur të zhgënjyer me punën e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend dhe kanë vendosur që t’i tërheqin të gjitha propozim-amendamentet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.
Sipas Stojanoskit, këto institucione shtetërore të cilat gjenerojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare janë privatizuar nga njerëz të afërt të pushtetit. Sipas tij, paratë nga bixhozi përfundojnë në biznese të afërta me BDI-në.
“Partizimi i këtij sektori apo Duizimi apo më mirë thënë Artanizimi, i cili është i pranishëm, kemi mundësi ta shihni gjithandej, duke filluar nga ato kompani të cilat i marrin tenderët nga Lotaria Shtetërore, pastaj mund ta shihni nga drejtori, nga Këshillat Drejtues të këtyre kompanive, të cilat kanë marrë licenca, janë gjithsej katër në numër.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.
Ndërkohë Monika Zajkova nga shumica, theksoi se shembuj të tillë ka edhe në shumë vende të Evropës ku vendoset rend në lojërat e fatit.
“Ky amendament propozohet me të vetmin qëllim që të përforcohet dhe rregullim në organizimin e lojërave të fatit, përmes përcaktimit të posedimit të licencave të veçanta, të cilat do të lëshohen konkretisht për secilën nga lojërat e fatit, përmes procedurës të rregulluar ligjore nga ana e Ministrisë së Financave dhe shembuj të tillë kemi edhe në Austri, Belgjikë dhe Kroaci dhe kjo shkon në favor të rregullimit të sistemit.”, - theksoi deputetja e Partisë Liberale, Monika Zajkova.
Me propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, përkatësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave.
FITIM KRYEZIU
