Maqedoni
Ndodhitë në M-NAV, gjykata: Arrest shtëpiak për katër të dyshuarit
11.01.2024 18:34
Gjykata Penale ka marrë vendim për arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh...

Gjykata Penale ka marrë vendim për arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh për katër të dyshuarit për rastin e incidentit në M-Nav. Ky vendim sipas Gjykatës Penale bazohet në faktet dhe provat e bashkangjitura në ankesën e prokurorit dhe në përgjigjet e palës mbrojtëse.
“Ankesat e Prokurorit Publik pjesërisht pranohen dhe ka marrë vendime me të cilat të katër personave u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, si dhe masat shtesë të sigurimit, përkatësisht konfiskimi i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe ndalimi i dhënies së tyre dhe ndalimi për afrim ose vendosje, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve apo marrëdhënieve ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Ndodhitë në M-NAV, Milanov: Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentin
Paraprakisht avokati I Bekim Nezirit tha se Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentet në M-Nav. Madje sipas avokatit Millanov incidenti nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit të M-NAV, e as nuk janë sulmuar kontrollorë që aktualisht ishin duke kryer detyrat e punës, ndërkohë që sipas tij e gjithë ngjarja është zhvilluar pas shpinës së Bekim Nezirit.
“Nuk ka ndodh asgjë në kullën e kontrollit, as në të, as në afërsi dhe as me një person që duhet të kryejë një aktivitet në kullën e kontrollit. Ndryshe Bekimi ka dhënë të gjitha konstatimete tij, është këtu para gjykatës, nuk ka ndërmend të ikë, është këtu për të vërtetuar se asgjë nuk ka ndodhur me organizim të tij”, u shpreh avokati i Bekim Nezirit, Elenko Millanov.
Për atë se ngjarja nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit të fluturimeve, e konfirmojnë edhe nga Gjykata Penale.
“Sipas të gjitha fakteve dhe të dhënave të paraqitura deri më tani, ngjarja konkrete nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit, pra në dhomën nga ku kryhet aterimi I aeroplanit, por në dhomën që ndahet nga të paktën dy hyrje sigurie përballë kullës.”, thonë nga Gjykata Penale.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Penale tregon se po kërkohet për katër të dyshuarit e tjerë të cilët janë në arrati në bazë të një njoftimi qendror. Përpara se të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, është e nevojshme të merren të gjitha masat në nivel kombëtar për gjetjen e personave në territorin e Maqedonisë së Veriut.
ERSAN PAJAZITI
