Maqedoni
Në Shkup 24 aksidente për tre ditë
30.03.2015 10:30
Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në 24 aksidente trafiku në Shkup gjatë tre ditëve të fundit...

Policia e trafikut të premten ka regjistruar 11 aksidente , nga të cilat në katër, lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa shtatë aksidente kanë qenë me pasojë të dëmit material. Të shtunën është kryer kontroll në 10 aksidente të komunikacionit.
Prej tyre, shtatë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe tre me lëndime më të lehta trupore në të cilat, lëndime të lehta kanë marrë shtatë persona. Në tre aksidentet e komunikacionit që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, dy janë me pasojë të dëmit material dhe një me pasojë të lëndimit trupor në të cilin janë lënduar dy persona.
Gjatë tre ditëve të fundit policia e trafikut ka sanksionuar 23 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin në ndikim të alkoolit, 27 shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, ndërsa 18 kanë shfrytëzuar telefona celularë gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut janë larguar 89 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit./mia
