Botë

Sulmi mbi rebelët Huthi në Jemen, Britania: Ishte akt vetëmbrojtjeje

12.01.2024 09:02

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sulmet e ndërmarra gjatë natës kundër objektivave ushtarake Huthi në Jemen...

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar në lidhje me sulmet e ndërmarra gjatë natës kundër objektivave ushtarake Huthi në Jemen. Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Xhejms Hepej, ka deklaruar se sulmi ishte një akt vetëmbrojtjeje. Ai nuk konfirmoi nëse ishin planifikuar të tjera sulme të ngjashme, por tha se kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Do të shohim gjatë ditëve të ardhshme nëse sulmet do të ndalen. Veprimi ynë dhe veprimi i amerikanëve mbrëmë ishte në vetëmbrojtje kundër sulmeve të mëtejshme ndaj anijeve tona luftarake, ndërsa ata kryejnë aktivitetin e tyre ligjor dhe të arsyeshëm. “Sigurisht që ne nuk duam një përshkallëzim rajonal të situatës dhe po tregohemi të kujdesshëm për këtë.”, shtoi ai.
 
I pyetur për kritikat nga disa kundërshtarë politikë se Parlamentit nuk iu dha shansi të diskutonte paraprakisht ndërhyrjen ushtarake, Hepej tha se kryeministri duhet të marrë vendime të tilla bazuar në kërkesat ushtarake, strategjike dhe operacionale.