Maqedoni
Parashikimi i motit
12.01.2024 09:46
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike...

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë me shpejtësi mbi 60 km/h.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9°C deri në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 1°C deri në 9°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4°C.
