Maqedoni
Tërmet me intensitet 3.8 gradë, epiqendra në Prespë
12.01.2024 09:52
Një tërmet me intensitet 3.8 gradë është ndjerë mbrëmë në Ohër, Strugë, Resnjë, Manastir dhe Kavadar....

Një tërmet me intensitet 3.8 gradë është ndjerë mbrëmë në Ohër, Strugë, Resnjë, Manastir dhe Kavadar. Epiqendra e tërmetit ishte në Prespë, 120 kilometra nga Shkupi. Tërmeti ka shkaktuar ankth tek qytetarët, ndërsa sipas të dhënave fillestare nuk raportohet për dëme materiale.
Siç njofton Observatori Sizmologjik, rrjeti sizmologjik telemetrik ka regjistruar një tërmet në orën 00:32, epiqendra e të cilit ndodhet 120 km në jug të Shkupit, në zonën epicentrale të Prespës, me magnitudë lokale Rihter prej ML3.8 ballë.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnjë me intensitet të shkallës IV sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Manastir, Kavadar dhe rrethinë me intensitet të shkallës III sipas të njëjtën shkallë.
