Botë

Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert është shpallur fajtor për korrupsion

30.03.2015 10:41

Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert sot në mëngjes është shpallur fajtor për mashtrim dhe zhgënjim të besimit në gjykimin e serishëm për korrupsion...

Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert sot në mëngjes është shpallur fajtor për mashtrim dhe zhgënjim të besimit në gjykimin e serishëm për korrupsion, tre vite pasi fillimisht u lirua nga akuzat e njëjta.
 
Aktvendimin sot ia shqiptoi Gjykata e Qarkut të Jerusalemit.
 
Avokatët e Olmert paralajmëruan ankesë për aktvendimin.
 
Në vitin 2012 Olmert u lirua nga akuzat,  përfshirë edhe atë për pranimin e parave të gatshme në një zarf nga një ithtar i SHBA-së edhe atë në periudhën para se të bëhet kryeministër. Ky aktvendim vlerësohej si fitore e tij e madhe.
 
Megjithatë, ish shefja e kabinetit të tij Shul Zaken më vonë dëshmoi dhe prezantoi incizime nga biseda e Olmert, që shërbeu si dëshmi se ka pranuar para, për ç'arsye u organizua gjykim i ri, theksojnë mediat amerikane.
 
Këshilli gjyqësor konkludoi se Olmert paratë i ka shfrytëzuar për qëllime private, ndërsa të njëjtat nuk i ka paraqitur.
 
Olmert shumë vite ishte politikan.
 
Deputet është bërë që në vitin 1973 si anëtar i Likuidit kontrovers.  Në vitin 1993 bëhet prefekt i Jerusalemit. Dhjetë vite më vonë  ka qenë edhe zëvendëskryeministër i qeverisë  të kryeministrit Ariel Sharon.
 
Në vitin 2005 del nga Likuid  dhe së bashku me Sharonin e themelojnë partinë qendrore Kadima. Në vitin 2008  ai dha dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion./mia