Maqedoni

Të shtënat në Spitalin e Tetovës, një person në kërkim, katër të tjerë janë arrestuar

12.01.2024 11:44

Katër persona janë arrestuar mbrëmë vonë për të shtënat me armë në Qendrën Emergjente të Spitalit klinik të Tetovës...

Katër persona janë arrestuar mbrëmë vonë për të shtënat me armë në Qendrën Emergjente të Spitalit klinik të Tetovës, ndërsa një person tjetër është në kërkim. Siç informojnë nga MPB-ja e Tetovës, R.T. (35) dhe M.T. (44) u ndaluan mbrëmë, e më parë edhe 55-vjeçare Sh.E. dhe N.M.(39) për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e ndodhura rreth orës 18:00.
 
Lëndime të rënda trupore nga të shtënat me armë zjarri kanë pësuar A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre i Tetovës. Prokurori publik dhe një ekipi i SPB  Tetovë kanë mbikëqyrur rastin, që është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe më pas do të vijojnë parashtresat përkatëse ndaj të përfshirëve në këtë rast. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, deklaroi se incidenti i mbrëmshëm në Tetovë, ku mbetën të plagosur dy persona, nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës dhe se me ngjarjen merren Policia dhe Prokuroria, të cilat punojnë në zbardhjen e rastit.